Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka konfirmuar suspendimin e kryetarit të Sindikatës, Imer Zeqiri, për të cilin ka shkruar të premten gazeta online Reporteri.net.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të gazetës online Reporteri.net në Policinë e Kosovës.
Burimet bëjnë të ditur se Zeqiri i ka incizuar pa autorizim kolegët e tij të zyrës, gjegjësisht nënkryetarët e kësaj sindikate.
Këshilli la deklaruar se është distancuar nga veprimet kundërligjore të Zeqirit dhe kujtdo qofshin ato.
“Sot me datë 10.05.2024, Këshilli Drejtues i Sindikatës se Policisë se Kosovës me shqetësim ka ndjekur zhvillimet rreth perfshirjes se njërit nga anetarët e Kryesise Ekzekutive të SPK-së respektivisht Kryetarit te SPK-se ne veprime te kunderligjshme, ku me rekomandim te IPK-së edhe është suspenduar Kryetari i Sindikatës së Policisë së Koosvës Imer Zeqiri nën dyshimin se i njejti ka kryer vepren penale Fotografim dhe inqizime tjerat te paautorizuara nga neni 202 i KPRK-së”, thuhet në reagim.
“Këshilli Drejtues i SPK-së distancohet nga veprimet kunderligjore te kujtdo çofshin ato, duke premtuar angazhim te plotë dhe të vazhdueshëm ne permiresimin e kushteve te punës dhe ngritjen e mirqenjes se punonjesve te PK-së . Ditëve ne vijim KD i SPK – së do te dal me njoftim shtesë rreth zhvillimeve të fundit ne SPK”, thuhet më tej.
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët