×
  • Lajme
  • Lajme / Temperaturat deri 21 gradë

    Keni bërë plane për vikend, ky është parashikimi i motit

    Reporteri
    11 Maj 2024 | 7:54

    Moti gjatë vikendit në Kosovë do të jetë me vranësira e me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

    Të dielën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

    Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!