×
  • Lajme
  • Lajme / Takime në Oda

    Abdixhiku: LDK ka program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës

    Reporteri
    11 Maj 2024 | 8:09

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshatrat Sopijë e Budakovë.

    Ai në një postim në Facebook, ka thënë se tek familjarët e kryefamiljarët ka shtruar pikëpamjet e LDK-së mbi situatën në vend.

    “Mes familjarëve e kryefamiljarëve shtrova pikëpamjet tona mbi regresin politik, zymtësinë ekonomike e zbrasjen e vendit si sfidë kombëtare që s’po merr përgjigje shtetare!”, ka shkruar ai.

    “LDK ka një program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës. Që e bën të ardhmen, kujdeset për familjen e rindërton aleancat. Rizgjimi popullor i djathtë dhe Lidhja shkojnë bashkë. Pritja e deritanishme në çdo fshat, qytet e anë, është shpresë për vetëdijen e lartë të popullit të Kosovës për të përballuar popullizmin si rrezik identitar!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!