Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 10.05.2024 – 06:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime trupore”.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.