×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Inspektorati policor thotë se do të hetojë konkursin e gradimit për rreshter në polici

    Reporteri
    11 Maj 2024 | 12:40

    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se do të hetojë dhe do të inspektojë konkursin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës.

    IPK thekson se ka pranuar disa ankesa dhe informacione nga burime të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit të këtij konkursi me pretendime për shkelje të ndryshme.

    “Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces. Gjithashtu Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale”, thuhet në kumtesë.

    “IPK varësisht nga të gjeturat do të ndërmerr veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore”, thuhet në kumtesë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!