×
  • Lajme
  • Lajme / Keith Self

    Osmani takon Kongresmenin republikan: Një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e ShBA-ve

    Reporteri
    11 Maj 2024 | 12:49

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin republikan Keith Self, gjatë vizitës që po zhvillon në Teksas.

    Osmani ka thënë se Self është një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan.

    “Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë ta takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan. ”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!