×
  • Lajme
  • Lajme / Njofton Prokuroria

    Arrestohet një serb, dyshohet për vepra penale kundër rendit Kushtetues të Kosovës

    Reporteri
    11 Maj 2024 | 14:30

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një serb, i cili dyshohet për vepra penale kundër rendit Kushtetues të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ka arrestuar një (1) person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’”, njofton Prokuroria.

    “Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!