×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri Franco Foda dje ishte prezent në ndeshjen Llapi-Malisheva, i shikoi nga afër Hazrollajn e Krasniqin

    Reporteri
    13 Maj 2024 | 10:53

    Trajneri i Kombëtares së Koosvës, Franco Foda ishte i pranishëm në stadiumin “Zahir Pajaziti” duke shikuar ndeshjen mes Llapit dhe Malishevës.

    Ndeshja ishte tejet interesante dhe Foda pa një lojë tejet të mirë.

    Aty u shënua vetëm një gol ku skuadra vendase fitoi 1:0.

    Duket se trajneri gjerman i ka futur në llupë dy lojtarë, një prej secilës skuadër.

    Ata janë Ilir Krasniqi i Llapit dhe Drilon Hazrollaj i Malishevës, që ishin ftuar në ndeshjet e fundit të kombëtares.

    Kosova do luaj një ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, ndaj Norvegjisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!