×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre punonjës në aeroportin e Prishtinës, kërkuan ryshfet

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 12:51

    Të martën janë arrestuar 3 persona në aeroportin e Prishtinës të cilët kanë kërkuar para nga një pasagjer, me qëllim të përshpejtimit të procedurave dhe lirimit të mallit nga pikat doganore në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.


    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kërkuar para nga viktima mashkull K-Shqiptar, me qëllim të përshpejtimit të procedurave dhe lirimit të mallit nga pikat doganore në aeroportin ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!