×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet për zyrtarët e AAK-së me aktakuza, thumbon LDK-në dhe PDK-në

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 13:02

    Kreu i AAK-së, njëherit kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është vetëm ligji mund t’ia ndalon zyrtarëve që kanë aktakuza të mos jenë pjesë e listës zgjedhore e jo ai.


    Haradinaj ka deklaruar se PDK dhe LDK po bëjnë fushatë kur po deklarohen se nuk do të fusin njerëz me aktakuza në lista zgjedhore.

    “Me ligj i ndalohet atyre që janë në aktakuza apo në hetime. Kemi kod etik që nuk bjen ndesh me ligjin e Kosovës. Kodi ynë etik nuk është kundër ligjeve të Kosovës. Në AAK nuk ka një kod etik që del kundër ligjeve të Kosovës. Nëse ligji ia lejon X personit kandidaturën, nuk ja ndali unë”, ka deklaruar Haradinaj në debatin “Talk The Talk”, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se diskutimi rreth kësaj çështje nuk është i sinqertë.

    “PDK dhe LDK janë në pushtet prej paslufte në vazhdimësi nga 99-ta deri sot. Këta nuk i kanë ndryshu ligjet, dhe tre javë para zgjedhjeve dalin se nuk fusim në lista persona me aktakuza. Pse nuk i kanë ndryshu këto ligje, nuk i kanë bërë ligjet si duhet. Është më shume zgjedhore, dhe ne do të respektojmë ligjet. Rrustem Berisha, ministër në detyrë i FSK-së ka aktakuzën për veteranët, nuk e di përgjegjësinë që e ka pas. Me ia ndalu unë kandidaturën është e palogjikshme”, ka thënë Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!