×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka ndjek portierin kundërshtar deri në zhveshtore pasi provokoi tifozët

    Reporteri
    14 Maj 2024 | 22:20

    Pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë në mes të Baselit dhe Lausanne Outhyt, mesfushori kosovar Taulant Xhaka e ka ndjekur me shpejtësi portieri francez Jeremy Vachoux.

    Portieri i Lausanne Outhyt gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St. Jakob-Park, provokoi tifozët e Baselit duke u duartrokitur, veprim që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez.

    Pas Xhakës me shpejtësi në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve.

    Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës.

    Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të.

    Në vend të Xhakës u inkuadrua Albian Ajeti, i cili shënoi golin e epërsisë për Baselin në minutën e 63-të. Aktualisht po luhet minuta e 83-të e ndeshjes që i takon javës së 36-të të Superligës së Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!