×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Nëntë raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 10:58

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar nëntë raste të dhunës në familje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas të dhënave, nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Gllogoc e Ferizaj.

    Derisa në Pejë, janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Sipas këtij raporti, në Gllogoc dhe Gjakovë janë raportuar nga një rast i dhunës në familje.

    Lidhur me këto raste, policia ka arrestuar shtatë persona.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë 14.05.2024, 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psiqike si dhe e kishte larguar nga shtëpia atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

    · Gllogoc, 14.05.2024, 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    . Ferizaj / 14.05.2024-01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    . Pejë 14.05.2024, 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti nën ndikim të lëndëve narkotike kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    . Pejë / 14.05.2024-09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.

    · Pejë 14.05.2024, 15:06. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Pejë 14.05.2024, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Në shtëpinë e të njëjtit gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të cal.7.62 mm si dhe një karikator me nëntë fishekë të cal.7.62 mm. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Rahovec 14.05.2024, 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit fillimisht dërgohet në Spitalin psikiatrik dhe pastaj të dërgohet në mbajtje.

    · Gjakovë 14.05.2024, 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare pas që i njëjti dyshohet se e kishte kërcënuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!