×
  • Lajme
  • Lajme / Michael Martens

    Gazetari gjerman: Lëvizje e jashtëzakonshme e minutës së fundit nga Kosova për anëtarësim në KiE

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 10:13

    Kosova tashmë ka dërguar një letër zotimi Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për krijimin e Asociacionit dhe dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese në fund të muajit maj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari gjerman, Michael Martens i “Frankurter Algemeine Zeitung” i cili e ka cilësuar si “lëvizje të jashtëzakonshme”.

    “Lëvizje e jashtëzakonshme e minutës së fundit në Kosovë për anëtarësim në Këshill të Evropës. Vini re se Friedrich Ebert Stiftung është themeli i SPD-së dhe kështu pranë kancelarit Scholz dhe njerëzve të tij, disa prej të cilëve deri më tani kanë hezituar për këtë çështje. Por nëse fondacioni juaj prodhon ide të mira…”, shkruan gazetari gjerman në “X”.

    Në letrën e plotë të siguruar nga Gazeta online Reporteri.net, thuhet se Qeveria do të përgatisë një draft bazuar në atë nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).

    “Pas letrës së zotimit të datës 23 mars 2024 të nënshkruar nga lidershipi politik i Kosovës, përkatësisht presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, po ju shkruaj për t’ju informuar për hapat konkretë që po ndërmarrim në përputhje me angazhimet tona pas votimit për anëtarësim. Që nga 17 prilli 2024, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë dhe të prekshëm në drejtim të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të zbatimit të saj, duke përfshirë Asociacionin si një nga zotimet e pas-anëtarësimit. Në përputhje me frymën e nenit 7 në lidhje me nenin 10 të Marrëveshjes Bazë, ne tashmë kemi filluar konsultimet me përfaqësuesit e pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë parasysh nevojat e tyre. Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës po përgatit një draftstatut për Asociacionin, të inspiruar nga FES-i që do të dërgohet në Kushtetuese deri në fund të majit 2024”, thuhet në letrën e ministres Gërvalla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!