×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu Shoshi: Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm, nuk iu ecë me shtetet e KiE-së

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 14:02

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar ndaj letrës që ekzekutivi e ka adresuar te presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos lidhur me draft-statutin për Asociacionin, shkruan Reporteri.net.

    “Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm NUK iu ecë me shtetet e KiE-së! E para, dhe më e rendësishmja adresimi i letrës është GABIM, sepse APKiE e ka dhënë qendrimin! E dyta, të anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dhe JO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo demton përceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rendësishëm i konsolidimit të shtetit”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

    Musliu Shoshi u propozoi që mos të marrin hapa që t’i thuhet KiE-së se u treguan të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim.

    Gërvalla: Draft-statuti për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën, KiE të përmbush detyrimet e veta

    Aleatët, sipas deputetes së PDK-së, janë basnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!