Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka mbajtur sot një fjalim në Bundestag duke i kërkuar Qeverisë së Gjermanisë që të marrin vendimin final për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës pasi sipas deputetit gjerman “të gjithë kushtet janë plotësuar”.
Ai tutje ka përmendur edhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ta shkruar dhe për ta dorëzuar një Draft për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese dhe ka shtuar se ky është një zhvillim i shkëlqyer.
Abraham ka përmendur një takim të ri të Komitetit të Ministrave që do të mbahet në qershor, duke thënë se do të ishte një ide e mirë nëse do të adresohej kjo çështje në këtë takim special.
The 🇽🇰 government has promised in a letter to the Council of Europe to submit a statute for the Serbian Association of Municipalities to its own constitutional court by the end of May. This is an excellent new development! 2/3 pic.twitter.com/IzmogeP5v9
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 16, 2024
Në prag të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ende s’është futur në rend dite, Qeveria e Kosovës është zotuar për krijimin e një draft-statuti për Asociacion dhe dërgimin e tij në Kushtetuese deri në fund të muajit maj.
Kjo është bërë e ditur nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila ka thënë se i ka dërguar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Theodoros Rousopoulos me zotimin për përgatitjen e draftit dhe dërgimin e tij në Kushtetuese deri në fund të këtij muaji. Në letër thuhet se Qeveria do të përgatisë një draft bazuar në atë nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).
Gërvalla në një konferencë për media tha se presin nga partnerët ndërkombëtarë që ta vlerësojnë këtë lëvizje të Kosovës më mënyrë që Qeveria të bëjë hapa tutje drejt përgatitjes së draftit. Ndonëse në letrën e saj thekson se Qeveria e Kosovës është duke punuar në hartimin e draftit, në konferencë për media, kryediplomatja ka thënë se kjo çështje është vetëm në fazën e zotimit. /Reporteri.net/