Portieri Ederson do të mungojë në dy ndeshjet vendimtare të Manchester Cityt.
30-vjeçari ishte i pakënaqur kur u zëvendësua në fitoren 2 me 0 ndaj Tottenhamit pasi u përplas me mbrojtësin Cristian Romero.
Ai do të mungojë për shkak të frakturës që ka pësuar afër syrit, përcjell gazeta online Reporteri.net.
City do të përballet me West Hamin në ndeshjen vendimtare dhe fitorja e mundshme do t’ia mundësonte titullin.
Ndërkaq, City në finalen e FA kupës do të përballet me Manchester Unitedin më 25 maj.
Stefan Ortega pritet ta zëvendësojë atë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.