×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    17 Maj 2024 | 7:44

    Ngjarjet e datës 17 maj 2024:

    Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

    Mbahet aktivitet ekonomik me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal lanson shërbimin e-Komuna, pjesë e platformës shtetërore e-Kosova. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe kryetarët e komunave. (Qeveria e Kosovës, salla P-38, ora 11:00)

    Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mban mbledhjen e Kuvendit. (Oda Ekonomike e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, mban diskutim rreth listës së dokumenteve dhe listës së dëshmitarëve për hetim parlamentar.
    (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30)

    Centre for Equality and Liberty (CEL Kosova) sjell ekspozitën e fotografes Majlinda Hoxha “Quein.” (Hotel “Grand”, kati i pestë, Prishtinë, ora 18:00)

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!