×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Të rënët, janë udhërrëfyesi ynë në realizimin e ëndrrës për Kosovën anëtare e NATO-s

    Reporteri
    17 Maj 2024 | 15:46

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të atdheut.

    Kështu ka thënë Haradinaj në ditën e çlirimit në Shqiponjë.

    “Shqiponja, vend me traditë shekullore të angazhimit për liri, ishte e para që dha lajmin e lirisë. Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin, e brenda disa javëve Kosova ishte e lirë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se të rënët mbesin udhërrëfyes për realizimin e ëndrrës për tu bërë anëtare e NATO-s.

    “Në përvjetorin jubilar të çlirimit, nderuam sot më meritorët, burrat e gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, që mbesin udhërrëfyes i joni në realizimin e ëndrrave tona për Kosovën e sigurtë, anëtare e NATO-s, përkrah aleatëve të prirë nga Amerika”, ka përfunduar Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!