Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Raushiq të Pejës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura teksa katër të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal.
“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal. Hetuesit policorë të trafikut janë në vendngjarje”, ka thënë Rugova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.