×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrahën e grabitën tre të moshuar në Greqi, arrestohen një shqiptar dhe një maqedonas

    Reporteri
    19 Maj 2024 | 14:36

    Një kriminel i njohur nga Maqedonia e Veriut dhe një shqiptar janë arrestuar nga policia greke nën akuzën e grabitjes me dhunë.

    Grabitësi nga Shkupi, i cili kishte marrë me leje nga burgjet e Chanias por nuk ishte kthyer më në qeli, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, morën me qira një makinë në Athinë dhe më pas udhëtuan drejt fshatit Dorizë të Arkadisë, ku kryen dhe grabitjen e 3 të moshuarve.

    Dy autorët hynë në shtëpinë ku jetojnë të moshuarit, dy gra dhe një burrë, të cilët i lidhën dhe i rrahën për të marrë pasurinë e tyre. Ata u larguan duke marrë me vete 19.000 euro dhe stoli me vlerë rreth 10.000 euro.

    Të dy autorët që janë me precedentë të mëparshëm penal në grabitje u arrestuan disa orë më vonë pas denoncimit të bërë nga një prej të moshuarit e dhunuar./A2CNN/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!