Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X” ka deklaruar se thirrja e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm që strukturat ilegale të trajtohen me Asociacion është paraqitje mashtruese e asaj se si është menduar Asociacioni.
“Sugjerimi i EEAS në deklaratën e sotme – që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen dhe të zgjidhen me Asociacion – është paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte ndonjëherë”, ka shkruar Përparim Kryeziu në gjuhën angleze.
Ndërkaq, të martën gjatë ditës, Bashkimi Evropian ka deklaruar se e ka parë me shqetësim operacionin policor të autoriteteve të Kosovës të së hënës në zyrat e Bankës së Kursimeve Postare serbe në veri të Kosovës.
Në një deklaratë të publikuar, Bashkimi Evropian ka thënë se ky aksion u bë pa paralajmërim dhe koordinim paraprak vetëm pak ditë pas takimit të fundit në Bruksel, ku siç theksohet në deklaratë, u trajtuar edhe çështja e kësaj banke, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Për BE-në aksioni i së hënës është përshkallëzues dhe bie ndesh me frymën e normalizimit të marrëdhënieve.
The EEAS’ suggestion in its statement today—that illegal structures in 🇽🇰 must be dealt w/ & resolved in conjunction w/ ASMM—is a misleading representation of what ASMM was ever meant to be. For one, it isn’t an umbrella for legalizing illegally & unilaterally created structures.
— Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) May 21, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.