×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Banorët e “Kalabrisë” protestojnë para komunës, kundërshtojnë planin urbanistik për këtë lagje

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 10:33

    Banorët e lagjes “Kalabria” në kryeqytet janë duke protestuar par objektit të Komunës së Prishtinës.

    Ata kanë shprehur pakënaqësi lidhur me planin urbanistik të komunës për këtë lagje, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Përpjekjet për ta shfuqizuar planin zhvillimor aktual po bëhen për ta ndryshuar koeficientin e ndërtimit, me kërkesën për ta rritur atë në më shumë se 2.4 sa është aktualisht.

    Protesta e tyre vjen vetëm një ditë pasi në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila është mbajtur të enjten, u vendos që të mos hyjë në rend të ditës plani rregullues për “Kalabrinë”.

    Përfaqësuesit e banorëve që janë duke protestuar tashmë janë futur në sallën ku pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal. /Reporteri.net/

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!