Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ka denoncuar rrejshëm një person tjetër në Polici, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se i dyshuari ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimën, duke pretenduar se ai ka kryer vepra penale.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për dy veprat penale ‘Ngacmim’ dhe ‘Lajmërim apo kallëzim i rrejshëm’.
“Koha e panjohur. I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, njofton Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.