×
  • Lajme
  • Lajme / Monedha 2 euroshe

    Raportohen rreth 5 mijë euro false në Lipjan e mbi 2 mijë në Viti

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 10:06
    Foto ilustruese

    Një person në Lipjan ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara, ndërsa në një rast tjetër në Viti një zyrtar banke ka njoftuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 1131 monedha nga 2 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    Kam Marketi, Lipjan – Data dhe koha e incidentit e panjohur. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara”, thuhet në raport.

    Paratë janë konfiskuar, ndërsa rasti në hetime.

    Ndërkaq, rasti tjetër i raportimit të parave të falsifikuara ka ndodhur në Viti.

    Viti 24.05.2024 – 12:50. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se në bankë nga klientë të ndryshëm në intervalin kohor 28-30.12.2024 janë deponuar 1131 monedha nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara të cilat janë sekuestruar. Rasti në hetime”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!