×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i AAK-së i bashkohet PDK-së

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 9:26

    Eksperti i arsimit dhe ish-zyrtari i AAK-së, Januz Salihaj ka vendosur që t’i bashkohet PDK-së së Kadri Veselit.


    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

    “Rrugët me PDK-në i bashkoi edhe ish-ministri Januz Salihaj, ekspert i arsimit në vendin tonë. Si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe”, ka shkruar Veseli.

    Veseli ka shkruar se Januzaj ka qenë gjithmonë kundër punësimeve familjare dhe nepotizmit sa ishte drejtor i Arsimit në Prishtinë.

    “Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka shkruar Veseli.

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1349477701894099

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!