×
  • Lajme
  • Lajme / Kufi

    U paralajmërua protestë: Situata vazhdon të jetë e qetë në Jarinjë, forca të shtuara të Policisë

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 14:10

    Aktualisht situata është e qetë në pikën kufitare në Jarinjë.

    Forcat policore janë në numër të shtuar si nga ana e kufirit të Kosovës ashtu edhe nga ana e kufirit serb.

    Pas paralajmërimeve për protesta është raportuar se janë parë trupa të KFOR-it dhe EULEX-it në vendin e ngjarjes.

    Sot gjatë ditës janë paralajmëruar protesta në Serbi, përkatësisht në zonën afër pikë-kalimit kufitar me Kosovën, në Jarinjë.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i shmangin pikë-kalimet me Serbi.

    “Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta” – thuhet në njoftim, raporton Dukagjini.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!