Në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë për restaurim Kalanë e Novobërdës kompanisë KOTO nga Beogradi.
Pas një punë 3 vjeçare e cila kishte kosto mbi 1 milion euro, kalaja filloi të shkatërrohet gradualisht. Pas këtij skandali rifillon restaurimi i cili ka qenë i mbikëqyrur nga IKMM. Ky institucion duke parë këtë skandal të rrënimit të mureve me ekskavator nga kompania serbe, me vendim ka ndërprerë të gjitha punimet. Përkundër kësaj punimet dje kishin vazhduar duke mos respektuar vendimin e IKMM, shkruan Reporteri.net.
Lidhur me këtë gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Ministria e Kulturës të cilët kanë thënë se mbështesin plotësisht Vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve përmes të cilit Vendim ka ndërprerë të gjitha punimet në Kalanë e Novobërdës.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ata kanë përcjellë shqetësimin dhe kërkesën në Zyrën e BE-së që të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore për ndërmarrjen e masave të domosdoshme, meqë janë nënshkrues të marrëveshjes me UNESCO-n.
“Kompania e cila zbaton punimet është e përzgjedhur nga UNESCO prandaj presim që të njëjtit të marrin përgjegjësitë ligjore”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë.
Ministri Kujtim Gashi u shpreh se mbështet vendimin e IKMM-së dhe ka vlerësuar se është ky hap është më i duhuri për ta ruajtur dhe mos dëmtuar më tej një objekt jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është Kalaja e Novobërdës.
“Ne kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm me Institutin dhe vendimi që ka ndërmarrë ai është hap të cilin unë si ministër e mbështes sepse është obligim i yni që trashëgiminë tonë ta ruajmë dhe të kujdesemi për të”, tha ministri Gashi.
Ditë më parë kalaja u kthye në kryelajm kur policia vendosi parulla statike pas paralajmërimeve se mund të hiqej flamuri shtetëror. /Reporteri.net
Shikoni pamjet: