Hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale të Ferizajt, mbrëmë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale grabitje me armë.
Rasti ka ndodhur me 02.09.2019 rreth orës 08:15 minuta në filialin e bankës Reiffeisen në Shtime, ku katër persona të dyshuar dhe të maskuar kanë hyrë me forcë në lokalet e bankës dhe nën kërcënim të armëve , nga punëtorja kishin marrë rreth 2500 euro dhe 300 franga zvicerane dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin janë arrestuar personat e dyshuar A.L. 37 vjeçar dhe K.H. 41 vjeçar të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.
Si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore ,të cilat bashkë me provat tjera do t’i bashkangjiten lëndës.
Janë duke vazhduar hetimet edhe për personat tjerë të dyshuar të këtij grupi të cilët janë të njohur për policinë.
Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarave është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.