Dega e Alternativës në Prishtinë sot ka njoftuar se ka ndërprerë zyrtarisht çdo bashkëpunim me partinë Alternativa. Arsye për këtë thonë se kanë qenë veprimet autoritare të kryetares së kësaj partie Mimoza Kusari –Lila.
Përmes një komunikate për media, Kusari-Lila ka thënë se individët që kanë drejtuar akuza në drejtim të saj, janë ata që “Alternativën” e kanë shikuar gjithmonë partinë për përftime personale dhe pozicionime në punësim.
“Në momentin kur u kuptua se Alternativa nuk bëhet pjesë e listës AAK/PSD, shpresat për privilegje të mëtutjeshme të këtyre individëve u shuan dhe andaj sot ata dolën me këtë reagim”, thuhet në komunikatë.
Alternativa u ka bërë thirrje “kësaj pjese të “ish-përfaqësuesve” të degës në Prishtinë, të publikojnë emrat dhe pozitat që mbajnë të kuptojë opinonin publik, cila është arsyeja e kësaj komunikate. Në të kundërtën, zyra qendrore në Prishtinë, do i publikojë emrat dhe pozitat që mbajnë.”
Komunikata e plotë:
Lidhur me reagimin e “ish-degës së Prishtinës” të Alternativës.
Alternativa në Prishtinë dhe në qendrat ku ka qenë aktive ka vazhduar funksionimin prej themelimit të saj dy vite më parë dhe ende vazhdon të funksionojë. Ndërsa, kanë qenë disa indidvidë (emrat e të cilëve nuk figurojnë as në reagimin e postuar sot nga `”ish-dega”) të cilët gjithmonë kanë shikuar partinë për përfitme personale dhe pozicionime në punësim. Pasi u sistemuan aty ku synuan me marrëveshje me PSD në nivelin komunal, këta pak individë, deshën të orientojnë subjektin aty ku e shihnin përfitimin e tyre.
Përderisa, me shumicë votash në Kryesinë e Alternativës u vendos për drejtimin e subjektit, me muaj të tërë këta persona nuk kanë qenë prezent në parti.
Në momentin kur u kuptua se Alternativa nuk bëhet pjesë e listës AAK/PSD, shpresat për privilegje të mëtutjeshme të këtyre individëve u shuan dhe andaj sot ata dolën me këtë reagim.
Alternativa, iu bën thirrje kësaj pjese të “ish-përfaqësuesve” të degës në Prishtinë, të publikojnë emrat dhe pozitat që mbajnë të kuptojë opinonin publik, cila është arsyeja e kësaj komunikate. Në të kundërtën, zyrja qendrore në Prishtinë, do i publikojë emrat dhe pozitat që mbajnë.