Kadri Veseli, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se rendi dhe siguria në Kosovë janë në nivelet më të larta, falë përkushtimit të burrave e grave që bartin uniformën e Policisë së Kosovës.
Kreu i Kuvendit tha se Policia dhe Ushtria e Kosovës janë institucionet më profesionale dhe më të pakorruptuara në rajon.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Janë mijëra gra e burra që pareshtur, ditë e natë, kujdesen për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Uniforma e Policisë së Kosovës që dy dekada është uniformë që e nderon vendin tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e madhe ishin gjithmonë standarde që e veçuan Policinë e Kosovës.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të cilën ranë në krye të detyrës dhjetëra policë është luftë për ta fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit ekonomik. Roli i policisë në këtë drejtim është primar. Liria dhe siguria nuk bëjnë pa njëra-tjetrën dhe zhvillimi ekonomik u jep kuptim të dyjave. Ky është vizioni ynë për të ecur përpara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.