Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit. Aty ka humbur jetën një person, derisa tre të tjerë janë plagosur.
Një person i huaj në Prishtinë është parë duke i ndihmuar njërit prej personave që kanë mbetur të plagosur gjatë ditës së sotme.
Në videot e publikuara befasisht shihet se vetëm një person që fliste anglisht ka shkuar për t’i ndihmuar të plagosurit.
“Mos u bëni budallenj, më sillni diçka për ta ndihmuar, më sillni një bluzë mos shikoni si idiotë ejani ta ndihmojmë”, dëgjohet duke thënë ai.
Aty dëgjohet duke thirrur disa herë ndihmë në gjuhën angleze, por askush nuk shkon për ndihmë nga qytetarët. Më pas Policia e Kosovës dhe mjekët nga QKUK janë parë duke provuar t’i ndihmojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.