Avokati Sokol Mëngjesi i ish-kryeministrit Sali Berisha është sulmuar mëngjesin e djeshëm nga disa persona të paidentifikuar, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë.
Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamjet nga momenti kur avokati Mëngjesi rrihet para derës së kopshtit ku kishte lënë fëmijën e tij.
Siç shihet nga pamjet, avokati është sulmuar papritur nga tri personat, që sipas Policisë në vendin e ngjarjes kanë qenë Dorian Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici, Drivald Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Elton Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa Romario Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.
Në momentin që avokati është sulmuar, ka qenë prezente dhe një zonjë, e cila është larguar me vrap.
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bën ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.
Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.