×
  • Lajme
  • Shqipëria / Emri

    Publikohet foto e personit që dyshohet se porositi sulmin ndaj avokatit të Sali Berishës

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 15:42

    Është publikuar fotografia e Dritan Nanos, personit që dyshohet se porositi dhe organizoi dhunimin e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit.

    Nano ishte njëri nga pjesëtarët e një familjeje që ishte në proces gjyqësor për një pronë pranë liqenit artificial në Tiranë, të përfaqësuar nga avokati Sokol Mëngjesi.

    Sipas Policisë, pasi kanë fituar çështjen më përkrahjen e avokatit Mëngjesi, Nano nuk ka pranuar të shlyejë detyrimet financiare kundrejt studios ligjore të Mëngjesit.

    Kjo ka çuar në konflikte mes palëve, të cilët janë takuar rreth një muaj më parë për të sqaruar situatën. Pasi nuk kanë rënë dakord me pagesat, Nano ka organizuar dhunimin e Sokol Mëngjesit.

    Avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, me goditje në kokë dhe trup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!