Policia e Kosovës ka lëshuar sot një njoftim, me të cilin kërkon ndihmë për informacione lidhur me dy persona që dyshohet për vjedhje.
Policia po kërkon informacione për Fisnik Lajqin, 36 vjeçar, dhe për Adil Krasniqin, 33 vjeçar, shkruan Reporteri.net.
Të parin, Policia po e kërkon për pesë vepra penale, ndërkohë që i dyti po kërkohet për vepra të rënda penale, duke përfshirë edhe grabitjen e një banke në Shtime.
Policia e Kosovës ka publikuar edhe fotografitë e të kërkuarve, duke lutur qytetarët që të deponojnë informacionet që posedojnë.
Sidoqoftë, edhe kohë më parë Policia kishte kërkuar informacione për një grup grabitësish, të cilët u kapën pas disa muaj kërkimi.
Ndryshe, vlen të theksohet se numri I grabitjeve në dy vitet e fundit ka shënuar rritje të madhe. Madje, nuk po mungojnë as rastet kur po kryhen me armë të gjata dhe në mes ditës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.