Prej pesë ditësh avokati nga Shqipëria, Sokol Mëngjesi vijon të jetën në koma në reanimacionin e Spitalit të Traumës.
Gjendja shëndetësore e tij paraqitet e njëjtë dhe është në monitorim intensiv.
Ditën e hënë stafi mjekësor që e ndjek do të ulë dozën e qetësuesve për të parë nëse do të ketë reagim nga ana e pacientit, raporton euronews.al.
Mëngjesi u sulmua me mjete të forta nga tre persona mëngjesin e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut.
Policia ka arrestuar dy persona lidhur me këtë ngjarje, që siç tha lidhet me një proces gjyqësor për një pronë në kryeqytet.
Ndërkohë dy agresorë të tjerë janë shpallur në kërkim dhe për kapjen e tyre janë vënë në dispozicion 20 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.