×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i AAK-së

    Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti ka tradhtuar besimin e secilit qytetar

    Reporteri
    02 Qershor 2024 | 21:25

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria e tanishme po dëmton shtetin, dhe sipas tij ka tradhtuar besimin e secilit qytetar.

    “Aleanca me partnerët e koalicionit ka ofruar një alternativë qeverisëse për ta bërë të mundur ndryshimin e madh për të cilin ka nevojë Kosova, një qeverisje me vizion për rikthimin e shpresës, për orientimin e vendit drejt prosperitetit e integrimit euro-atlantik. Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë”, shkruan Haradinaj në Facebook.

    Postimi i tij i plotë:

    Aleanca me partnerët e koalicionit ka ofruar një alternativë qeverisëse për ta bërë të mundur ndryshimin e madh për të cilin ka nevojë Kosova, një qeverisje me vizion për rikthimin e shpresës, për orientimin e vendit drejt prosperitetit e integrimit euro-atlantik.

    Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë.

    Në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Klinë, i urova suksese kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës; Dr. Haxhi Ibishit, Marqe Selmanajt dhe Dr. Hamëz Berishës. Përvoja e pasur e tyre si profesionistë të dëshmuar, pa dyshim se qytetarëve të Klinës i jep shans për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.

    Strukturat e Aleancës dhe qytetarët e Klinës i sigurova se jemi të vendosur që Kosovën ta rreshtojmë si anëtare të NATO-s, udhëhequr nga aleati i përjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Klinë, urime 24-vjetorin e Aleancës!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!