Fronti për Ndryshim ka shpallur fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.
Sipas rezultateve preliminare nga pesë qendrat e votimit ku votuan shqiptarët në Bujanoc, më së shumti vota mori “Fronti për Ndryshim” në krye me Arbër Pajazitin, me gjithsej 2684 vota.
Kandidati për kryetar të Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi e ka pranuar humbjen në Bujanoc.
Kurse në Preshevë, fitoren e ka shpallur Ardita Sinani.
Ndryshe, procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonjë incident serioz. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.