×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë, policia nis hetimet

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 9:07

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në trotuar më lëndime në kokë.

    Vdekja e viktimës është konstatuar në spitalin e Mitrovicës.

    Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

    “Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!