Opozita ka nisur protestën para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar sërish dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj.
Protestuesit, ndryshe nga herët e tjera kur kanë goditur godinën me molotov, kësaj radhe i kanë vënë zjarrin disa gomave të vjetra, raporton A2 CNN.
Para se t’u vihej zjarri, protestuesit kanë pasur përplasje me policinë, që nuk lejonte ndezjen e gomave duke përdorur fikëse zjarri. Por, pas ndërhyrjes së deputetëve opozitarë, protestuesit arritën t’u vinin zjarrin gomave, ndërkohë që vijonte fjalimi i Belind Këlliçit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.