×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas shumë vitesh, Flora Brovina mbetet jashtë garës për deputete

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 21:21

    Flora Brovina, anëtarja e Partisë Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë pjesë e listës për deputetë nga radhët e kësaj partie.


    Ajo më parë ka mbajtur numrin 3 në këtë listë, por kësaj here nuk do të jetë fare në të.

    Flora Brovina, u përfshi në një skandal, ku ajo personalisht kishte publikuar një fotografi duke pretenduar se aty gjenden gratë shqiptare duke u dhunuar nga forcat serbe, e në fakt doli që ajo nuk është e vërtetë.

    Arben Gecaj, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, i cili e konfirmoi lajmin, shtoi se mos-kandidimi i saj nuk ka të bëjë me këtë skandal dhe me atë që ka ndodhur në të kaluarën. /GazetaExpress/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!