Sëmundja me veshkët po e lë politikës ish-deputetin e LDK-së, biznesmenin Ramiz Kelmendi.
Vetë Kelmendi ka konfirmuar se do të tërhiqet nga politika për arsye shëndetësore, shkruan Reporteri.net.
“Për shkak të analizave të cilat më kanë dal keq, kam problem me veshka dhe të tjera, jam i detyruar që të tërhiqem ndoshta përjetësisht nga politika”, ka thënë ai për Dukagjinin me telefon.
Mirëpo, Kelmendi ka treguar planet që kishte pasur për aderim, në rast se do të ishte mirë me shëndet.
“Po të isha mirë me shëndet do t’i ndihmoja Kadri Veselit”, ka thënë ai, duke konfirmuar se kishte në plan të aderonte në PDK.
Sidoqoftë, Kelmendi ka konfirmuar largimin nga politika edhe me një status në Facebook, ku tregoi se analizat i kanë dalur keq./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.