×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: S’kam më punë me Gjykatën Speciale

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 22:26

    Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka përfunduar punë me Gjykatën Speciale.


    Ai ka deklaruar se nuk pret që të ftohet më nga ky institucion i drejtësisë.

    “Nuk kam obligime më ndaj Gjykatës, i kam pyetur nëse ka mbetur obligim nga ana ime, ata kanë thanë se nuk ka më obligime tjera”, ka treguar Haradinaj në RTV 21.

    “Pra nuk kam ftesë edhe nuk pres obligime tjera ndaj Gjykatës Speciale”, ka thënë Haradinaj, tani kandidat i koalicionit AAK-PSD për kryeministër të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!