Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka dorëzuar në KQZ listën e kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit.
Florian Dushi nga LDK ka deklaruar para mediave se listës së kandidatëve të LDK-së prej 110 emrave, i prinë kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.
Ai nuk ka dashur të bëjë publike listën, duke pohuar se nuk është mirë që kjo të publikohet deri sa KQZ i shqyrton emrat, ndërsa ka deklaruar se në listë nuk janë Teuta Rugova, Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.