×
  • Lajme
  • Lajme

    29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 8:02

    Sot bëhen 29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila fuqizonte ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut.


    Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të mirë dhe të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptar dhe futjen e masave të dhunshme.

    Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën e 2 Korrikut ishin shpall persona në kërkim.7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të çmuara të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!