Tashmë që është përmbyllur afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit, i hapet rruga një tjetër procesi.
Prej sot do të shqyrtohen të gjitha aplikimet e dorëzuara dhe vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator.
Po ashtu, deri më këtë datë pritet edhe publikimi i listave i kandidatëve të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndryshe gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur, kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Ndërkohë që një pjesë e subjekteve politike tanimë kanë publikuar listën me kandidatët për deputet, të tjerët priten ta publikojnë të shtunën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.