×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetët që nuk do të kandidojnë edhe për një mandat

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 9:39

    Shumica e ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të kandidojnë edhe për një mandat në zgjedhjet e 6 tetorit në vend.


    Nuk mungojnë as kandidatë të rinj, të cilët së fundmi u janë bashkëngjitur partive politike. Jashtë listave për kandidatë për deputetë janë: Faton Topalli, Aida Dërguti, Ramiz Kelmendi, Naser Osmani, shkruan sot gazeta Zëri.

    Ndonëse shumica e deputetëve të legjislaturës së kaluar do të kandidojnë prapë për postin e njëjtë, ka edhe prej tyre të cilët nuk do të jenë më në listat e deputetëve.

    Nga LDK-ja në listën e kandidatëve për deputetë nuk do të jetë Naser Osmani, I cili kishte njoftuar se nuk do ta kërkojë edhe një mandat për shkak të aktakuzës së tij, që është ngritur nga Gjykata e po ashtu kandidatë për deputetë nga LDK-ja nuk do të jenë as Lutfi Zharku e Ramiz Kelmendi, i cili gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e LDK-së dhe se do të kërkojë një parti tjetër politike, që do t’i ofrojë mundësi për t’i përmbushur vizionet e tij.

    Nga Partia Socialdemokrate në listën e kandidatëve për deputetë nuk janë Faton Topalli dhe Aida Dërguti. Topalli gjatë ditës së djeshme ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij subjekti, por që për arsye personale ka vendosur të mos kandidojë për deputet.

    Pjesë të garës për deputetë nuk do të jenë as ish-deputetët e pavarur, Korab Sejdiu dhe Ilir Deda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!