Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, themelues e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se sot kjo parti mbushi 19 vjet, përcjell Reporteri.net.
“Sot, Lëvizja jonë mbush 19 vite që prej kur është themeluar. 19 vjet Lëvizje, 19 vjet ecje, 19 vjet përpjekje e angazhim për të lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tonë. Pa dyshim kjo ecje nuk ka qenë as e shkurtër as e lehtë, por bindjet tona të thella, qëndrimet e drejta, vizioni i qartë dhe me popullin në krah kanë bërë që lëvizja, progresi, rritja të jenë rezultati”, shkroi Kurti në facebook.
Ai thotë se “19 vjetori Lëvizjen VETËVENDOSJE! e gjen si subjektin më të madh në Republikën e Kosovës që po ashtu qeveris edhe me vendin në përputhje me orientimin tonë socialdemokrat”.
“Në këtë 19 vjetor, sikurse çdo përvjetor tjetër, jam falënderues për popullin që na mbështet aq shumë sikurse i falënderoj 60 mijë e 500 anëtarët e aktivistët e Lëvizjes që nuk rreshtin duke punuar çdo ditë gjithandej vendit tonë”, përfundoi Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.