Gjatë disfatës së Serbisë kundër Portugalisë, tifozët serbë në stadiumin “Rajko Mitić” vazhduan thirrjet diskriminuese në drejtim të Kosovës, duke brohoritur “Kosova është Serbi”.
Serbia pësoi disfatë më rezultat 4:2 në ndeshjen kundër Portugalisë, që u zhvillua sot në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Megjithatë, mediumet serbe e theksuan atmosferën në stadiumin e njohur si Marakena, duke i lavdëruar tifozët për këto thirrje.
“Rreth 40 mijë spekatotorë erdhën në Marakena për t’i mbështetur futbollistët serbë në ndeshjen e tyre kundër Portugalisë”, shkruar Kuriri serb.
“Brohoritjet gjatë ndeshjes ishin spekaktolare dhe në një pikë Kosova u bë Serbi. Dëgjojeni këtë”.
Ndërkohë, Kosova sot siguroi fitore të madhe në ndeshjen kundër Republikës Çeke, duke triumfuar me rezultat 2:1 dhe duke i rritur gjasat që ta sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.