Kosova dje arriti një fitore të jashtëzakonshme kundër Republikës Çeke në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat të ngushtë 2 me 1.
Më meritori për këtë fitore ishte padyshim Vedat Muriqi i cili zhvilloi njërën ndër ndeshjet më të mira në karrierë, shkruan Reporteri.net
Por, nuk duhet harruar pjesën tjetër të skuadrës të cilët ishin fantastik në çdo aspekt dhe sigurisht akterin kryesor që i shtyu deri në fund, tifozët ‘Dardanë’ të cilët stërmbushën stadiumin.
E ai që zhgënjeu më së shumti, e nga i cili së paku këtë ndeshje pritej shumë, Edon Zhegrova e ka vazhduar zakonin e tij menjëherë pas ndeshjes.
Me të përfunduar ndeshja ai e ka shpërndarë një fotografi të snapchat-it të tij, duke u treguar tamam si një adoleshent – që është.
Zhegrova zhgënjeu me një paraqitje katastrofale, duke mos ardhur në shprehje me topin madje edhe në ato momente kur kishte topin, ose e humbiste me ndonjë tentim për pasim ose vihej në tokë nga fiziku i kundërshtarit.
Padyshim që ndeshje shumë më të mirë bëri zëvendësimi, i sapoardhuri Florent Muslija.
Kujtojmë që pas dy ditësh, Kosovën e pret testi më i vështirë deri më tani, kundër Anglisë së Gareth Southgate./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.