Për herë të parë në histori të klubit “Vushtrria” do jetë një trajner i huaj.
Antonio Toma, ish-ndihmësi i parë i teknikut të njohur italian Antonio Conte ka marrë drejtimin e ish-kampionëve të vendit, teksa këtë të diel edhe është prezantuar përpara futbollistëve.
Klubi vushtrrias e ka përshëndetur Tomën në gjuhën italiane, teksa ka përshkruar edhe biografinë e tij.
“BENVENUTO ANTONIO TOM
I lindur në Maglie të Italisë, tekniku 56 vjeqar, ish asisteni i njëri nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror Antonio Conte, në sezonin 2009\10 ishin së bashku pjesë e klubit të njohur italian Atalanta në Seria A, më pastaj për të vazhduar karierën në klubin tjetër të njohur Lecce, fillimisht si trajner i grupmoshave U19 për dy vite me rradhë dhe pastaj si kryetrajner në vitin 2013, strategu italian Leccen e kishte udhëhequr në 13 ndeshje në Serie C, duke arritur tetë fitore dhe tre barazime, për tu kthyer prap për tri vite tjera si trajner i grupmoshave të reja deri në vitin 2017!
Në verën e këtij viti, në mediat italiane ishte përfolur për një ribashkim të mundshëm në stafin e Contes tek Interi!”, thuhet në faqen zyrtare të klubit nga Vushtrria.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.